New show every day on Top Channel, details and who will present it
Emision i ri çdo ditë në Top Channel, ja detajet dhe kush do ta prezantojë

Ndryshimet e shumta të sezonit të ri që do të fillojë në shtator kanë prekur mjaft programe të televizionit. Shumica e tyre do të zëvendësohen me të tjera e disa do të ndryshojnë oraret e tyre.
Top Channel ka vendosur që këtë sezon të ri, menjëherë pas lajmeve të mos transmetohet më 'Pop culture' por emisioni i ri 'Top Talk', i cili do të prezantohet nga Denis Dyrnjaja, duke shtyrë kështu orarin e 'Pop culture'.
"Çdo ditë një ngjarje. Çdo ditë një intervistë. Çdo ditë një i ftuar. Çdo ditë një temë e aktualitetit. Politika, ekonomia, kultura, sporti, dhe gjithçka tjetër përballë faktit. Personazhe dhe protagonistë të jetës politike dhe publike në “TopTalk”, çdo ditë në orën 15:45, në TopChannel."- është shkruar në profilin zyrtar të Top Channel në Instagram.