Feros does not share the trouble, rapper makes a quarrel in the middle of Pristina
Plas sherri me armë në Prishtinë, plagoset shoku Feros

Reperi Fero është padyshim një ndër personazhet më të komentuar në media. Jeta e tij private por edhe karriera kanë qenë së fundmi në fokus të mediave dhe të publikut. Ditën e djeshme u përfol se reperi dhe partnerja e tij, modelja Arbenita Ismaili i kishin dhënë fund lidhjes, mirëpo një gjë e tillë u hodh poshtë së fundmi nga Arbenita e cila tregoi se gjithçka ishte një lojë.
Por siç duket problemet për Feron nuk kanë marrë fund pasi reperi së fundmi është bërë pjesë e një sherri me armë që ka ndodhur në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës. Sipas ‘Gazetës Express’ reperi është zënë me disa prej kundërshtarëve të tij.
Sipas burimeve, dyshohet se nga kjo përleshje ka mbetur i plagosur dhe njëri nga miqtë e Feros. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga ‘Express’ në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia.