21 Qershor 2023, 14:45

Next to Luiz and Olta, the two well-known characters who will be part of the film 'In the framework of love' are revealed

Krah Luizit dhe Oltës, zbulohen dy personazhet e njohur që do të jenë pjesë e filmit 'Në kuadër të dashurisë'

XING

Krah Luizit dhe Oltës, zbulohen dy personazhet e njohur që do të

Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film ku në role kryesore do të jenë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari. Tashmë çdo gjë është bërë zyrtare. Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të jenë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. "Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram është zbuluar dhe një tjetër aktor i mirënjohur i artit shqiptar që do të jetë pjesë e kastit, Ndriçim Xhepa. Ai është një aktor i njohur që luante në filma dhe teatër që nga koha e regjimit komunist.

Gjithashtu, një surprizë e këtij projekti është edhe pjesëmarrja e blogeres së njohur, fitueses së ‘DWTS’, Sara Hoxha.