3 Qershor 2023, 16:05

400 million euros per year, Lionel Messi accepts the Arab offer

400 milionë Euro në vit, Lionel Messi pranon ofertën arabe

XING

400 milionë Euro në vit, Lionel Messi pranon ofertën arabe

E ardhmja e Lionel Messi duket se është Arabia Saudita. Sipas gazetës katalanase Sport tek Al Hilal kanë për qëllim që ta prezantojnë argjentinasin të martën.

Paga e Messi do të jetë 400 milion euro, dy herë më e lartë se e Cristiano Ronaldo tek Al Nassr. Nëse gjithçka shkon siç duhet do të ketë përsëri një përballje mes lojtarëve që kanë bërë historinë e futbollit në vitet e fundit.

Te Barcelona e deshën rikthimin e 35-vjeçarit, i cili bëri historinë me këtë fanelë, por pengesat ekonomike e pengojnë. Lionel Messi do të jetë edhe një imazh për Arabinë Saudite që kërkon me ngulm rritjen e nivelit dhe organizimin e një Botërori, më saktë atë të vitit 2030.