Bëri 43 operacione për tu dukur si Barbie, por të gjithë e thërrasin Zombi

XING
Kjo është Dalia Naeem, nga Bagdadi, vajza e cila ka marrë vëmendjen e të gjithëve pasi ka vendosur për ta transformuar veten në një Barbie.
Dalia i është nënshtruar 43 ndërhyrjeve kozmetike për të arritur pamjen e dëshiruar, por jo të gjithë e pëlqejnë. Kritikët argumentojnë se ajo duket më shumë si një “zombi” sesa një Barbie. Ndërhyrjet e saj përfshijnë një sërë procedurash si mbushja e buzëve dhe operacioni për zmadhimin e gjoksit.
Dalia ka arritur mbi 990,000 fansa në rrjete sociale. Asaj nuk i interesojnë shumë komentet dhe po kërkon për klinika ndërkombëtare të nivelit të lartë për të vazhduar udhëtimin e saj të transformimit.