Bëri operacion të pasmet, humb jetën aktorja e njohur

Aktorja e modelja argjentinase Silvina Luna, 43 vjeçe, ka humbur jetën pasi doktorët fiken makinerinë që e mbante gjallë duke thënë se nuk mund të bënin dot asgjë për ta shpëtuar.
Disa kohë më parë ajo kishte kryer një kirurgji estetike në të pasme, nga një doktor që raportohet se ishte me probleme për aktivitetin e tij.
Silvina kreu ndërhyrjen estetike në Brazil, që sipas avokatëve të saj kishte dështuar, duke i sjellë gjendjen e pashpresë shëndetësore. Aktorja argjentinase u prek nga një infeksioni rëndë në veshka e mëlçi që rezultoi fatal. Ajo qëndroi gati tre muaj në spital nga komplikacionet e ndërhyrjes së vitit 2011.
Vëllai i saj Ezequiel Luna, dha miratimin për fikjen e aparateve që e mbanin në jetë kur u bë e qartë se nuk mund të rikuperohej.
Ndërhyrja ishte bërë nga kirurgu Anïbal Lotocki, i cili ishte që atëherë nën hetime për aktivitetin e tij kirurgjik estetik. Sipas raportimeve, gjatë ndërhyrjes te Silvina, ai kishte përdorur lëngun mbushës të njohur si polimetil-metakrilat, që është i ndaluar në Argjentinë. Substanca plastike transparente përdoret për të zëvendësuar xhamin në automjete dhe panele industriale.
Problemet e Silvina nisën fillimisht në 2015 kur asaj nisën t’i shfaqeshin gurë në veshka dhe u diagnostikua me mos-mjaftueshmëri renale, duke u vendosur në regjim dialize në pritje të një transplanti veshkash. Në 2016, ajo u vendos në Miami ku doktori argjentinas Critsitan Pérez, hoqi substancën e rrezikshme nga të pasmet e saj, por si pasojë e ilaçeve të marra prej kirurgjive ajo kishte krijuar sëmundje auto-imunitare. Ajo nuk arriti të gjendje transplantin e veshkës dhe gjendja u përkeqësua, ndërsa nuk reagonte më ndaj mjekimeve.