David Guetta do bëhet baba, ja kush është e dashura e DJ të famshëm

XING
Dj i njohur David Guetta dhe partnerja e tij Jessica Ledon janë në pritje të një fëmije. Lajmin e ëmbël e kanë bërë të ditur vetë çifti, teksa morën pjesë në “Latin Grammy Awards”.
56-vjeçari kaloi në tapetin e kuq me të dashurën, e cila tregoi barkun e rrumbullakosur me një fustan jeshil.
Jessica Ledon, 31 vjeç është një modele kubaneze dhe e njohur në rrjete sociale për lidhjen me David Guetta.
David dhe Jessica nisën të takoheshin në vitin 2015, megjithëse marrëdhënia e tyre ka pasur disa ulje-ngritje.
Guetta është baba i dy fëmijëve nga ish-bashkëshortja e tij, Cathy Lobé, djalit 19-vjeçar, Tim Elvis dhe vajzës Angie, 16-vjeç.