8 Shtator 2022, 14:49

'E lumtur që nëna ime vdiq', deklarata e aktores shokon të gjithë, ajo tregon tmerrin që ka kaluar

XING

'E lumtur që nëna ime vdiq', deklarata e aktores shokon

Jennette McCurdy, aktorja e Nickelodeon, tashmë shkrimtare dhe regjisore, ka treguar arsyen se pse i ka vendosur librit të saj titullin “Jam e lumtur që nëna ime vdiq”. Në një intervistë në "Red Table Talk" shkrimtarja 30-vjeçare ka folur për abuzimin psikologjik nga nëna e saj biologjike.

'E lumtur që nëna ime vdiq', deklarata e aktores shokon

30-vjeçarja lexoi live në emision një email që e ëma i kishte dërguar kur ajo ishte ende adoleshente.

'E lumtur që nëna ime vdiq', deklarata e aktores shokon

“Më ke zhgënjyer. Ti ke qenë engjëlli im i vogël, ke qenë e përsosur, por tani nuk je tjetër gjë veçse një grua e përdalë, një k***ë. Po e konsumon veten me një gomar të neveritshëm. I pashë fotot në faqen e internetit të TMZ. Je një gënjeshtare, dyfytyrëshe dhe e ligë”, i shkruante Debra të bijës duke iu referuar fotove të publikuara që tregonin aktoren në momente intime.

'E lumtur që nëna ime vdiq', deklarata e aktores shokon

Mesazhi vazhdonte: “Dukesh e fryrë, kuptohet po ha shumë nga stresi. Ti më neverit. Nuk të kam rritur që të jesh kështu. Çfarë ndodhi me vajzën time të vogël të mirë? Ku shkoi ajo dhe kush është ky përbindësh që e zëvendësoi? Je përbindësh i shëmtuar tani.”

'E lumtur që nëna ime vdiq', deklarata e aktores shokon

Në fund të mesazhit e ëma i jepte urdhër: “Dërgo para për frigorifer të ri. Ai që kemi u prish".

'E lumtur që nëna ime vdiq', deklarata e aktores shokon

Nëna e 30-vjeçares është ndarë nga jeta në vitin 2013, pasi vuante nga kanceri. Jennette tregoi gjithashtu se nëna saj e detyronte të bënte dush me një nga vëllezërit më të mëdhenj kur ajo ishte vetëm 11 vjeç.