Elton Ilirjani in the area of ??the rich in New York, attracts the attention of Hollywood stars with his appearance
Elton Ilirjani në zonën e të pasurve në New York, tërheq vëmendjen e yjeve hollivudianë me paraqitjen e tij

Elton Ilirjani, ka tërhequr tashmë vëmendjen e personazheve më të njohur të New York dhe SHBA. Këtë verë, ai është i pranishëm gati çdo fundjavë në Hamptons, zona më e pasur e New York-ut!
Eltoni duket në shoqërinë e stilistëve më me emër, producentë hollivudianë, gazetarë të CNN, Daily Mail, Forbes, revista të rëndësishme ndërkombëtare! Këtë fundjavë që shkoi ishte në prezencën e Don Lemon, prezantues dhe gazetar i njohur Amerikan në CNN, Jean Shafiroff, filantropistja me emër në SHBA me banim në Hamptons dhe fqinje e Xhorxh Soros, pronaren e revistës Social Life dhe e Polo Hamptons, aktivitetit më të rëndësishëm sportiv në Hamptons, Alie Mitchell.
Qershia mbi tortë ishte afrimiteti me Candace Bushnell, autoren e veprës Sex & The City që më pas krijoi edhe serialin më të njohur amerikan të të gjitha kohëve!
Eltoni me veshje unike nga stilistë të ndryshëm nga e gjithë bota me siguri që përmend edhe prejardhjen e tij shqiptare në këto evente të elitës së lartë amerikane./TopChannel