7 Dhjetor 2022, 00:52

Georgina Rodriguez kërcënohet nga motra e saj: Do nxjerr informacione për të, është e poshtër

XING

Georgina Rodriguez kërcënohet nga motra e saj: Do nxjerr informacione

Patricia,motra e Georgina Rodriguez ka sulmuar sërish të dashurën e Cristiano Ronaldos në programin e Telecinco “Socialite” duke e akuzuar se gënjen dhe kërcënon se do të ekspozojë informacione për të. Patricia pretendon se Georgina nuk bën gjë tjetër veçse tallet me gjendjen e saj ekonomike.

“Kam dëgjuar shumë thashetheme brenda familjes. Ajo ka turp për mua dhe qesh dhe gëzohet për gjendjen time aktuale ekonomike”, tha Patricia për programin televiziv. Patricia shkoi më tej dhe tha se motra e saj është “një e poshtër dhe një njeri i keq”. Përveç kësaj, ajo ka kërcënuar se do të nxjerrë informacione private për të.

Georgina Rodriguez kërcënohet nga motra e saj: Do nxjerr informacione

“Unë nuk jam një person që i pëlqen konfrontimi apo zemërimi me të. Mendoj se duhet të flasim për atë që ka ndodhur dhe t’i japim fund kësaj situate.” vazhdoi ajo.

E përballur me informacionet që rrodhën se i ka kërkuar Georginës shumë para, Patricia e ka mohuar dhe është përgjigjur se nuk i ka kërkuar asnjëherë motrës së saj para.

Georgina Rodriguez kërcënohet nga motra e saj: Do nxjerr informacione

“Në asnjë moment nuk i kam kërkuar para Georginës, e vetmja gjë që bëra ishte të kërkoja ndihmë për fëmijët e mi”, tha ajo.

“Nuk dua para, i kam dhënë vetëm numrin e telefonit të shkollës që të kontaktojë me ta që të ndihmojë fëmijët e mi duke blerë librat e kursit. Kërkova ndihmë dhe jam ende në pritje”.