22 Dhjetor 2023, 14:43

Habit aktorja: Çiftet e martuara duhet të flenë në dhoma të ndara

XING

Habit aktorja: Çiftet e martuara duhet të flenë në dhoma

Cameron Diaz dha një këshillë për të gjitha çiftet e martuara, e ftuar në podcast-in “Lipstick on the Rim” të autoreve Molly Sims dhe Emese Gormley. Aktorja tha se sekreti për një martesë normale mes çifteve qëndron në fjetjen në dhoma të ndara, madje edhe në shtëpi të ndara.

“Për mua, e thënë ndryshe me fjalë më të thjeshta, kjo situatë është: unë kam shtëpinë time, ti ke tënden. Hapësirën familjare e kemi në mes. Unë shkoj fle në dhomën time. Ai fle në dhomën e vet. Unë jam shumë në rregull me këtë mënyrë jetese,” tha ajo.

Sipas një sondazhi më shumë se një e treta e amerikanëve thonë se herë pas here ose vazhdimisht flenë në një dhomë tjetër nga partneri i tyre.