23 Shtator 2023, 00:08

He extorted millions of dollars from his mother, the multibillionaire heiress falls from the balcony and dies

I zhvati miliona dollarë nënës, bie nga ballkoni dhe vdes trashëgimtarja multimiliardere

XING

I zhvati miliona dollarë nënës, bie nga ballkoni dhe vdes

Ka humbur jetën vajza e një bankieri miliarder, e cila ishte arrestuar për vjedhjen me anë të mashtrimit të pasurisë prej 140 milionë dollarësh të nënës së saj. Mediat e huaja raportojnë se 47-vjeçarja Sabine Boghici ra papritur nga ballkoni.

Boghici u arrestua vitin e kaluar bashkë me tre bashkëpunëtorë për vjedhje të parave, bizhuterive e veprave të artit nga nëna e saj e moshuar.

Por tashmë njoftohet se ajo ka vdekur pas një rënieje nga ballkoni i katit të pestë të shtëpisë së saj në Rio de Janeiro, Brazil. Ajo ishte gjetur përtokë para shtëpisë së saj më 14 shtator dhe u dërgua në spital ku humbi jetën prej plagëve. Autoritetet braziliane besojnë se vdekja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e vetëvrasjes, teksa pas kontrollit të banesës u gjet një shënim për bashkëjetuesen e saj Rose Stanesco, e cila është aktualisht në burg.

Boghici ishte bija e financierit Jean Boghici, një nga koleksionistët më të mëdhenj të artit në Brazil, i cili vdiq në 2015.

I zhvati miliona dollarë nënës, bie nga ballkoni dhe vdes