Influencuesi martohet me 10 gra përnjëherë: Meritojnë trajtim më të mirë nga burrat

Influencuesi i rrjeteve sociale në Nju Jork, Emmanuel Lustin, 28 vjeç është martuar me dhjetë gra përnjëherë. Ceremonia u zhvillua në plazh. Ai e ka postuar videon në TikTok, duke mbledhur qindra mijëra shikime. Në video ai shfaqet i rrethuar me nuset e tij, të gjitha të veshura më të bardha dhe duke mbajtur në duar buqeta me lule.
“Sot u martova me dhjetë gratë e mia", thotë Emmanueli.
Ai pohon se marrëdhënia e tyre bazohet në dashuri dhe energji pozitive, duke theksuar diversitetin e gjuhëve dhe personaliteteve.
Emmanuel punon si masazhues dhe poston përmbajtje si një masazhues sensual në platforma si OnlyFans, TikTok, Twitter dhe Instagram.
Në një intervistë në podcast, ai shpjegoi se fokusi i tij është të ofrojë kënaqësi për gratë, duke synuar t’u tregojë atyre trajtimin që meritojnë.
“Po përpiqem të bëj gjithçka për gratë. Unë po përpiqem t'u tregoj grave, se kjo është ajo që ju meritoni. Kjo është ajo që gratë meritojnë nga burrat, nga kushdo qoftë”, tha ai. "Ka të bëjë me ju, femrat janë të parat."