'Kanë futur në shtrat djallin', Harry bën deklarata të forta ndaj njerkës, Camilla

Princ Harry së fundmi në një intervistë për 60 Minutes, ka folur për njerkën e tij, Camilla, duke e quajtur një djall. Harry tha se anëtarët e familjes mbretërore kanë futur në shtrat djallin, referuar Camilla-s, duke shtuar se gjithçka shfaqet në media bëhet për çështje imazhi.
Në librin e tij “Spare”, princi ishte shprehur se nuk e kishte pranuar martesën e Camilla-s me babain e tij. Sipas Harry-t të njëjtin qëndrim mbante dhe vëllai i tij Princi William.
“Menjëherë pas takimeve tona me të, ajo filloi lojën e saj. Qëllimi i saj ishte martesa dhe absolutisht Kurora. Në të gjitha gazetat u shfaqën detaje të bisedave të saj me Willie por asnjë prej tyre nuk ishin të vërteta. Ajo ishte personi i tretë në martesën e prindërve të mi, synimet e saj ishin të rregullonte imazhin”, tha Harry. Sipas tij, pas vdekjes së princeshës Diana, Camilla krijoi lidhje të ngushta me shtypin britanik.