11 Dhjetor 2022, 16:16

'Kupa e Botës ishte ëndrra ime më e madhe', Cristiano Ronaldo reagon pas humbjes: Lashë gjithçka në fushë

XING

'Kupa e Botës ishte ëndrra ime më e madhe', Cristiano

Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë pas humbjes së Portugalisë kundër Marokut. Ai ka bërë një postim në rrjete sociale ku ka shkruar se fitimi i Kupës së Botës ka qenë ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës së tij.

Futbollisti ka shtuar se ka luftuar shumë për atë ëndërr, se ka lënë gjithçka në fushë, por sërish nuk ka qenë e mjaftueshme.

'Kupa e Botës ishte ëndrra ime më e madhe', Cristiano

“Fitimi i Kupës së Botës me Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime. Për fat të mirë kam fituar shumë tituj të dimensionit ndërkombëtar, përfshirë edhe me Portugalinë, por vendosja e emrit të vendit tonë në nivelin më të lartë në botë ishte ëndrra ime më e madhe.

Kam luftuar për të. Kam luftuar shumë për këtë ëndërr. Në 5 prezencat që shënova në Kupat e Botës gjatë 16 viteve, isha i shoqëruar gjithmonë përkrah lojtarëve të mëdhenj dhe i mbështetur nga miliona portugez, dhashë gjithçka. Lashë gjithçka në fushë. Unë kurrë nuk iu shmanga luftës dhe kurrë nuk hoqa dorë nga ajo ëndërr.

Fatkeqësisht, dje ëndrra përfundoi. Nuk ia vlen të reagosh në të nxehtë. Thjesht dua që të gjithë të dinë se shumë është thënë, shumë është shkruar, shumë është spekuluar, por përkushtimi im ndaj Portugalisë nuk ka ndryshuar për asnjë çast. Unë kam qenë gjithmonë një person më shumë duke luftuar për golin e të gjithëve dhe kurrë nuk do t’u ktheja shpinën shokëve të skuadrës dhe vendit tim.

Tani për tani, nuk ka shumë për të thënë. Faleminderit, Portugali. Faleminderit Katar. Ëndrra ishte e bukur sa zgjati… Tani, është koha të jem një këshilltar i mirë dhe të lejoj secilin të nxjerrë përfundimet e veta”, ka shkruar ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)