11 Nëntor 2023, 19:44

Lindi para kohe, ylli i Game of Thrones njofton humbjen e vajzës së tij

XING

Lindi para kohe, ylli i Game of Thrones njofton humbjen e vajzës së

Ylli i “Game of Thrones”, Thor Bjornsson, ka njoftuar humbjen e vajzës së tij përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Aktori njoftoi se vajza e tij Grace Morgan Hafthorsdottir lindi para kohe në javën 21.5.

I tronditur nga humbja e madhe, aktori shkruan:

“Me pikëllim të madh njoftojmë lindjen e vajzës sonë Grace Morgan Hafthorsdottir e cila lindi më 8 nëntor në javën e 21.5 të shtatzënisë. Ne zbuluam se zemra e saj kishte pushuar së rrahuri. Fjalët nuk mund të përshkruajnë dhimbjen tonë në këtë humbje apo lumturinë që mundëm të kalonim kohë me vajzën tonë. Ajo është absolutisht e bukur, me qerpikë biondë dhe një buzëqeshje të vogël për mamin dhe babin. Dashuria që ndjejmë për të është e madhe. Trishtimi që ndiejmë do të jetë me ne përgjithmonë, por edhe dashuria. Të gjitha shpresat dhe ëndrrat tona për të janë zhdukur, por e di që ajo do të jetë përsëri me ne. Shpirti i saj do të jetojë përmes nesh dhe vëllezërve e motrave të saj. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë, ndërsa jemi të pikëlluar për këtë humbje të padurueshme. Faleminderit të gjithëve për fjalët tuaja të mira dhe mbështetjen”.

Lindi para kohe, ylli i Game of Thrones njofton humbjen e vajzës së