Mbretëresha u nda nga jeta, Princ Harry dhe Meghan Markle reagojnë për herë të parë

XING
Princ Harry dhe Meghan Markle kanë reaguar për herë të parë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Duka dhe Dukesha e Sussex kanë ndarë një deklaratë të përbashkët ku thuhet: NË KUJTIM TË DASHUR TË MADHËRISË së saj Mbretëreshës ELIZABETH II 1926-2022!
Pavarësisht se kanë pasur shpesh tensione familjare, Princ Harry ishte shumë i lidhur me Mbretëreshën. Thuhej se ajo e adhuronte nipin e tij.
Harry mbërriti në Skoci pranë familjes mbretërore, megjithatë ai nuk mundi t'i jepte lamtumirën e fundit gjyshes së tij.