14 Shtator 2022, 12:49

'Nuk mund ta lë këtë botë pa thënë se jam shqiptare', ndahet nga jeta aktorja me famë botërore, Irene Papas

XING

'Nuk mund ta lë këtë botë pa thënë se jam

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, aktorja shqiptare me famë botërore, Irena Pappa. Irena Pappa Leleku, njihej si greke, por gjatë bashkëbisedimeve që ka pasur me aktorin shqiptar Bekim Fehmiu ajo e ka pranuar origjinën e saj shqiptare.

“Unë nuk mund ta lë këtë botë duke mos e thënë të vërtetën. Unë jam shqiptare. Kam lindur në vitin 1926 dhe mbiemri im fillimisht ka qenë Leleku”, ka thënë ajo.

Në 96 vite jetë, Irene luajti në 90 filma, por më si spikaturi ishte roli  i Penelopes në serinë televizive italiane “Odissea” bashkë me legjendën e artit kinematografik, Bekim Fehmiu.

'Nuk mund ta lë këtë botë pa thënë se jam

Gjatë xhirimeve të filmit legjendar “Odissea” në vitin 1968, në momente pushimi të dy aktorët kanë qenë duke biseduar në një gjuhë që nuk ishte e askujt tjetër nga trupa e filmit. Të pushtuar nga kureshtja, njëri prej tyre i pyet:

-“Më falni, por cila është gjuha që ju po e flisni”?

Irena Papas (Irini Leleku) e prek në dorë Bekim Fehmiun, që ta linte të përgjigjej:

-“Është gjuha e nënës”!

-“Gjuha e nënës? Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës kur ju jeni greke e Bekim Fehmiu jugosllav”? – i pyet gazetari.

-“Unë jam shqiptare nga Greqia kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë Zotit që ne të dy t’i luajmë këto dy role sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odiseu kanë folur po të njëjtën gjuhë që e flasim unë e Bekimi sot”.