19 Korrik 2023, 09:58

After 7 years of marriage, the famous actress separated from her husband, the reason: she wanted luxury trips and dinners

Pas 7 vitesh martesë, aktorja e njohur ndahet nga burri, shkaku: donte udhëtime dhe darka luksoze

XING

Pas 7 vitesh martesë, aktorja e njohur ndahet nga burri, shkaku: donte

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello janë ndarë pas 7 vitesh martesë. PageSix lëshoi një deklaratë nga çifti, ku thuhet: “Kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë ndërsa lundrojmë në këtë fazë të re të jetës sonë.”

Pas 7 vitesh martesë, aktorja e njohur ndahet nga burri, shkaku: donte

Një burim i afërt i tyre tha se kohët e fundit ata kishin filluar të  distancoheshin nga njëri-tjetri.

Sipas burimeve pranë gazetës britanike “Daily Mail” bukuroshja dhe aktori u larguan gradualisht nga njëri-tjetri për shkak të karaktereve të ndryshme.

Manganiello përshkruhet si një person argëtues, i cili kënaqet me aktivitete të tilla si të shkuarit në koncerte, të qëndrojë në shtëpi për të luajtur me video-lojëra dhe të shikojë filma. Nga ana tjetër Sofia Vergara i pëlqejnë më shumë udhëtimet luksoze dhe darkat.

Pas 7 vitesh martesë, aktorja e njohur ndahet nga burri, shkaku: donte

Një person që i njeh të dy, shtoi për “Daily Mail” se Vergara mërzitet për çështje të parëndësishme, ndërsa Manganiello i lë gjërat të rrjedhin dhe është më i qetë.