7 Janar 2024, 00:43

Rrëzohet avioni, humb jetën aktori bashkë me dy vajzat e vogla

XING

Rrëzohet avioni, humb jetën aktori bashkë me dy vajzat e vogla

Aktori i njohur i Hollivudit Christian Oliver ka ndërruar jetë së bashku me dy vajzat e tij të vogla në një aksident ajror. Avioni privat me të cilin po udhëtonte u rrëzua në detin e Karaibeve, pak çaste pas ngritjes.

Oliver, 51 vjeç dhe dy vajzat e tij, Madita, 12 dhe Annik, 10 vjeç, po fluturonin nga Petit Nevis për në St.Lucia, në bordin e një avioni të vogël të drejtuar nga piloti dhe pronari Robert Sachs. Vetëm një milje larg bregut të Petit Nevis, avioni u rrëzua në oqean dhe të katër u vranë, thanë forcat e policisë. Vetëm pak ditë para përplasjes, Oliver kishte postuar në Instagram se po kalonte Vitin e Ri “diku në parajsë” me familjen e tij.

Rrëzohet avioni, humb jetën aktori bashkë me dy vajzat e vogla

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë vërshuan ngushëllimet për familjen dhe miqtë e aktorit të ndjerë, i cili kishte përfunduar xhirimet e skenave të tij të fundit të filmit të ardhshëm të titulluar “Forever Hold Your Peace”.

Oliver është i njohur për rolin në filmat “The Good German” me aktorin George Clooney  dhe në komedinë aksion “Speed ????Racer” të vitit 2008.