12 Shtator 2022, 16:16

'Sa romantike': Ish-e dashura e Elon Musk nxjerr në ankand fotot nga lidhja e tyre

XING

'Sa romantike': Ish-e dashura e Elon Musk nxjerr në ankand fotot

Ish-e dashura e shefit të Tesla-s, Elon Musk ka vendosur të nxjerrë në ankand një seri fotosh dhe kujtimesh nga lidhja e tyre. Fotografitë do të nxirren nga një shtëpi ankandi në Boston dhe janë 18 foto që tregojnë një Musk të buzëqeshur, shumë i ri, të ulur në divan me të dashurën e tij ose në një festë. 

'Sa romantike': Ish-e dashura e Elon Musk nxjerr në ankand fotot

Jennifer Gwynne filloi të takohej me miliarderin në vitin 1994, kur të dy punonin si konsulente në një konvikt kolegji.

'Sa romantike': Ish-e dashura e Elon Musk nxjerr në ankand fotot

Menjëherë pas diplomimit në Universitetin e Pensilvanisë, Musk filloi doktoraturën në Stanford, por më pas vendosi të braktisë studimet për të nisur startup-in e tij të parë, Zip2.

'Sa romantike': Ish-e dashura e Elon Musk nxjerr në ankand fotot

Elon Musk që atëherë ka pasur një jetë private shumë të ngjeshur. Ai u martua, më shumë se një herë, pati dhjetë fëmijë, shtatë nga gruaja e tij e parë Justine Wilson, një prej të cilëve ndërroi jetë menjëherë pas lindjes, dy nga këngëtarja Grimes dhe dy të fundit nëntorin e kaluar me një drejtuese të një prej kompanive të tij Neuralink.

'Sa romantike': Ish-e dashura e Elon Musk nxjerr në ankand fotot