'Është ndjenja më e keqe', çfarë thonte Adam Levine përpara se të tradhtonte bashkëshorten shtatzënë

Ditët e fundit, këngëtari i Maroon 5, Adam Levine është përballur me akuza të shumta nga modelet e Instagramit, të cilat pretendojnë se ai u ka dërguar atyre mesazhe të papërshtatshme ndërsa ishte i martuar me modelen e Victoria's Secret, Behati Prinsloo.
Këngëtari më parë ka pranuar se kishte qenë i pabesë në të kaluarën. Në një intervistë të vitit 2009 me Cosmopolitan, pesë vjet para se të martohej me Prinsloo, ai u pyet "pse mashtrojnë djemtë?"
"Instinktivisht, monogamia nuk është në përbërjen tonë gjenetike. Njerëzit tradhtojnë. Unë kam mashtruar. Dhe e dini çfarë? Nuk ka asgjë më të keqe se ndjenja e tradhtisë", u përgjigj ai.
Levine pranoi në një intervistë të vitit 2012 se kishte kaluar një fazë 'të shthurur' duke fajësuar dëshirën e tij për të fjetur me shumë gra për faktin se 'i donte shumë'. Megjithatë, takimi me modelen Prinsloo e kishte ndalur.
Çifti u martua dhe u bënë me dy vajza Dusty Rose, pesë vjeç dhe Gio, tre. Ata aktualisht kanë një fëmijë të tretë rrugës.
Megjithatë, pas tetë vitesh martesë, jeta personale e Adamit e mbushur me skandale po dominon sërish titujt kryesorë.
Pavarësisht lajmeve ai dhe bashkëshortja e tij u shfaqën të buzëqeshur në fotot e fundit të shkrepura nga paparacët duke treguar se lajmet nuk kanë ndikuar në marrëdhënien e tyre.