Spikerja merr propozimin për martesë live gjatë edicionit të lajmeve

XING
Një spikere lajmesh ka marrë propozimin më të veçantë për martesë. Prezantuesja nga Tenesi, Cornelia Nicholson, mendoi se po regjistronte një segment lajmesh për emisionin e fundjavës në “Local 3 News”, kur kuptoi se po prezantonte të dashurin Riley Nagel.
Ajo u habit teksa pa partnerin e saj, i cili gjithashtu është një spiker lajmesh, të afrohej drejt skenës duke mbajtur kutinë e unazës dhe një buqetë me lule.
“Do të ishte e përshtatshme të ta bëja këtë pyetje këtu, pasi këtu është vendi ku jemi takuar”, i tha ai.
Më pas, partneri i saj u ul në gjunjë duke i propozuar spikeres për martesë.