20 Korrik 2023, 14:59

Another separation in showbiz, the cause is illness

Tjetër ndarje në showbiz, shkak bëhet sëmundja

XING

Tjetër ndarje në showbiz, shkak bëhet sëmundja

Një tjetër ndarje është shënuar në showbiz. Pas 2 vitesh lidhje, supermodelja Bella Hadid i ka dhënë fund romancës me partnerin Marc Kalman.

Tjetër ndarje në showbiz, shkak bëhet sëmundja

Ndarja e modeles vjen pasi ajo përballet me probleme shëndetësore që e shtynë atë të marrë pak kohë për të pushuar.

Tjetër ndarje në showbiz, shkak bëhet sëmundja

26-vjeçarja po merr trajtim mjekësor për shkak të sëmundjes Lyme. Sëmundja Lyme është një sëmundje e shkaktuar nga bakteret borrelia. Njerëzit zakonisht marrin sëmundjen Lyme nga pickimi i rriqrës. Simptoma e sëmundjes është një skuqje që shfaqet në trup brenda tre deri në tridhjetë ditë nga pickimi i rriqrave. Simptoma të tjera të sëmundjes mund të përfshijnë ethe, të dridhura, lodhje, dhimbje në trup, dhimbje koke, ngurtësi në muskujt e qafës dhe nyjet limfatike të fryra, ndërsa, nëse simptomat e para nuk trajtohen menjëherë, ato mund të shkaktojnë probleme të rënda, neurologjike dhe kardiake, si çrregullim i rrahjeve të zemrës, probleme me sytë dhe mëlçinë.