18 Dhjetor 2023, 18:24

U gjobit për mashtrim, reagon e përlotur Chiara Ferragni: Do dhuroj 1 milion euro për fëmijët

XING

U gjobit për mashtrim, reagon e përlotur Chiara Ferragni: Do dhuroj 1

Chiara Ferragni është shfaqur e përlotur dhe tejet e prekur në videon e postuar sot në “Instagram”, pas gjobës që “Antitrust” i vendosi kompanive të saj dhe “Balocco-s’.

Ajo  tha se do të kontribuojë për një donacion për spitalin “Regina Margherita di Torino”.

“Unë kam qenë gjithmonë e bindur se ata që janë më me fat kanë përgjegjësinë morale për të bërë mirë. Këto janë vlerat që më kanë shtyrë gjithmonë mua dhe familjen time. Kjo është ajo që ne u mësojmë fëmijëve tanë. Ne gjithashtu u mësojmë se gabimet mund të bëhen dhe se kur ndodh, duhet ta pranojmë, dhe nëse është e mundur, ta korrigjojmë gabimin e bërë dhe ta vlerësojmë atë. Dhe këtë dua të bëj tani. Do të dhuroj 1 milion euro për ‘Regina Margherita’ për të mbështetur kujdesin e fëmijëve. Por kjo nuk është e gjitha: po e bëj publikisht sepse kuptova se kisha bërë një gabim komunikimi. Një gabim që do ta vlerësoj në të ardhmen, duke e ndarë tërësisht çdo aktivitet bamirësie, që kam bërë dhe do të vazhdoj ta bëj gjithmonë, nga aktivitetet tregtare. Sepse edhe nëse qëllimi përfundimtar është i mirë, nëse nuk ka pasur kontroll të mjaftueshëm mbi komunikimin, ai mund të shkaktojë keqkuptime”.

Autoriteti antitrust i Italisë (AGCM), i cili vendosi gjobën të premten, deklaroi se reklamat për panetonen, si dhe një çmim më i lartë, i mashtronin blerësit të besonin se ata po kontribuonin drejtpërdrejt në një bamirësi për një studim mbi kancerin e kockave në një spital në Torino.

“Balocco kishte bërë një pagesë 50 000 euro në spital disa muaj përpara se të hidhte në treg pandoro “Ferragni”, kështu që shitjet e produktit nuk kishin asnjë efekt në donacionet e bamirësisë”, theksoi rregullatori.

Ai shtoi se kompanitë e lidhura me blogeren që ajo sanksionoi nuk i dhanë para spitalit të Torinos, pavarësisht se morën më shumë se 1 milion euro për iniciativën e markës dhe për aktivitetet e ndërlidhura promovuese.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ? (@chiaraferragni)