Nightmare on Xing with Ermalin: Flame and Sheep smold one another with food
Nami në Xing me Ermalin: Të ftuarat perlyejne njëra-tjetrën me ushqime

XING
Të ftuara mbrëmjen e sotme në "Xing me Ermalin", ishin Flaka dhe Qëndresa Krelani, dy motrat nga Kosova, njëra këngëtare e tjetra moderatore. Gjatë emisionit ato zbuluan shumë të pathëna nga jeta e tyre, por edhe shkaktuan të qeshura e argëtuan publikun.
Flaka dhe Qeqa u bënë pjesë e një super loje ku duhet t'i përgjigjeshin pyetjeve lidhur me njëra-tjetrën. Ajo që nuk gjente përgjigjen e saktë do përlyhej me ushqimet e vendosura në tavolinë.
Flaka dhe Qeqa nuk arritën të gjenin shumicën e përgjigjeve dhe i hodhën njëra-tjetrës ushqime si vezë, miell, lëngje, kos, mustard etj.