25 Qershor 2023, 14:49

No pedophiles in kindergartens and schools/ The law prohibits the employment of persons with precedents against minors

Jo pedofilë në kopshte e shkolla/ Ligji ndalon punësimin e personave me precedentë kundër të miturve

XING

Jo pedofilë në kopshte e shkolla/ Ligji ndalon punësimin e

Republika e Shqipërisë ka ligj për Regjistrin Kombëtar për Abuzuesit Seksualë dhe Pedofilët.

Në një zhvillim të fundit Kuvendi miratoi më 75 vota pro disa ndryshime në Ligjin për Arsimin Parauniversitar e një ndër to është moslejimi i punësimit nëpër institucionet arsimore, pra kudo ku ka fëmijë i personave të dënuar për vepra penale ndaj të miturve, pavarësisht rehabilitimit të tyre.

“Ligji i miratuar së fundi në Kuvend është në vazhdim të ligjit të miratuar në korrik të vitit të shkuar për Regjistrin Kombëtar, sepse tani specifikon se këta persona që kanë qenë të dënuar më parë për krime seksuale nuk mund të punojnë, e kanë të ndaluar të punojnë në çdo ambient dhe në çdo institucion ku ka fëmijë. Nuk po flasim këtu vetëm për shkollat, kopshtet, çerdhet, por për kurset, aktivitetet, afterschool-et e gjithçka tjetër ku janë fëmijët. Nuk po flasim vetëm për mësues e edukatorë, por për trajnerë, kujdestarë, roje, sanitarët, për personat që hapin kioska dhe shesin brenda apo afër shkollës. Të gjithë këta persona tashmë duhen kontrolluar, a janë të dënuar për krime seksuale apo pedofili më parë dhe nëse po, atëherë nuk punojnë dot në asnjë nga këto pozicione”, tha Ejnxh Pepa, nga linja e këshillimit për gra dhe vajza.

“I takon drejtuesit të institucionit, apo burimeve njerëzore që rekrutojnë për vendet vakante, të kontrollojnë për këdo kandidat, që paraqitet të punojë në institucionet arsimore. Të futet në Regjistrin Kombëtar të agresorëve seksualë dhe pedofilëve, dhe të verifikojë e investigojë, nëse ka qenë i dënuar më parë për vepra penale me të mitur”, shtoi Pepa.

Në Shqipëri ka rreth 400 persona të dënuar për pedofili, apo që janë duke vuajtur dënimin. Ky ligj ka fuqi prapavepruese, pra ai vepron edhe mbi ata persona që e kanë vuajtur dënimin, apo janë rehabilituar. Një person që futet në Regjistrin Kombëtar të pedofilëve dhe atyre që kryejnë krime seksuale qëndrojnë aty deri në ditën e fundit të jetës së tyre.

Burimi: Abc News