Nobody knew: This Albanian singer was presently present at the royal wedding
Askush s'e dinte: Kjo këngëtare shqiptare ishte dje e pranishme në dasmën mbretërore

Dasma mbretërore ishte një prej ngjarjeve më të përfoluara të ditëve të fundit dhe momenti i kurorëzimit me martesë të Meghan Marke dhe princ Harryt preku zemrat e çdokujt.
Mirëpo, askush nuk e dinte se gjatë dasmës më të rëndësishme dhe më të ndjekur në botë, ishte e pranishme edhe këngëtarja shqiptare Poni.
Ditën e djeshme ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram disa pamje ku ka treguar se po qëndron në Londër.
Mirëpo, Poni i ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj kur ka pozuar pranë Pallatit Mbretëror, ku mijëra njerëz u mblodhën për të parë ceremoninë madhështore të Meghan dhe princ Harryt.
Ajo shfaqej në mes të njerëzve duke pozuar përpara kamerës dhe ka vendosur të mos shkruajë asgjë në përshkrimin e fotos që tërhoqi menjëherë vëmendjen të gjithëve.