Not just news news, Drini Zeqo talks about his new show
Jo vetëm spiker lajmesh, Drini Zeqo flet për emisionin e tij të ri

Moderatori dhe gazetari i njohur Drini Zeqo është padyshim një ndër moderatorët që ka tërhequr vëmendjen e publikut që në daljen e tij të parë. Ai është mjaft simpatik dhe kjo gjë ka bërë që shumë vajza të çmenden për të.
Mirëpo ndonëse është një figurë publike, ai gjithmonë e ka mbajtur larg jetën e tij private dhe nuk dihet nëse është apo jo në një lidhje. Drini së fundmi u bë pjesë e lojës së re në ‘Instagram’ dhe zbuloi disa të pathëna për jetën e tij private.
Shumë nga ndjekësit e kanë pyetur nëse është në një lidhje dhe ai ka zbuluar se në fakt është beqarë.
“A ke të dashur”, e pyet njëri prej ndjekësve të tij.
“Jo, jo na zuri vera single”, përgjigjet duke qeshur Drini.
Ndër të tjera Drini ka zbuluar se po mendon që shumë shpejt të sjell dhe një emision të vetin. Ai përveç se spiker lajmesh është edhe gazetar në emisionin Opinion, por ka treguar se do të bëjë një emision të vetin.
“Kur do e kesh një shoë vetëm tëndin”, e pyet njëri prej ndjekësve.
“Duke e menduar jemi dhe këtë”, përgjigjet Drini.