4 Qershor 2023, 16:41

Official/ Karim Benzema leaves Real Madrid

Zyrtare/ Karim Benzema largohet nga Real Madrid-i

XING

Zyrtare/ Karim Benzema largohet nga Real Madrid-i

Karim Benzema është larguar nga Real Madridi. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit spanjoll, e cila ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me marrëveshje të dyanshme me futbollistin.

Real Madridi ka treguar mirënjohjen dhe ka falënderuar sulmuesin francez për kontributin e dhënë në këto 14 vite me fanellën e Los Blancos. Të martën e 6 qershorit nga ora 12:00, klubi do të organizojë një konferencë për shtyp ku do t’i jepet lamtumira sulmuesit francez.

Benzema ka vendosur të transferohet në Arabinë Saudite, kontrata e të cilit do të jetë me një pagë prej 100 milionë euro në sezon.