9 Qershor 2023, 16:27

Olsa Muhameti is left speechless by Kiara Tito and what he does not say about her

Olsa Muhameti ngel pa fjalë nga Kiara Tito dhe ç'nuk thotë për të

XING

Olsa Muhameti ngel pa fjalë nga Kiara Tito dhe ç'nuk thotë

Autorja Olsa Muhameti ka dhënë së fundmi një intervistë për Shqipëria Live që nga Turqia, ku ndodhet për të xhiruar "Kepin e VIP-ave". Ajo ka treguar se si po i duket bashkëpunimi me Kiara Titon, e cila do të moderojë këtë reality show.

Olsa është shprehur me fjalët më të mira për Kiarën duke e cilësuar si një vajzë modeste dhe shumë bashkëpunuese.

"Unë me Kiarën njihshim shumë pak, nuk kemi punuar kurrë bashkë, kemi 5 ditë që qëndrojmë bashkë gjatë gjithë kohës. Mua Kiara më pëlqen se është profesioniste, përpiqet të japë më të mirën te Kepi. Ndonëse është ende në vorbullën e një fame të jashtëzakonshme ajo nuk e reflekton as tek ne as tek stafi, as te programi, është modeste, është e para që vjen në setin e xhirimit. Është korrekte, është pjesëmarrëse në të gjitha hallkat e programit, është një fillim bashkëpunimi", ka thënë ajo.