23 Qershor 2023, 22:49

Olsi Bylyku ??speaks for the first time about the separation from Egli: We miss each other but...

Olsi Bylyku flet për herë të parë për ndarjen nga Egli: Na mungon njëri-tjetri por…

XING

Olsi Bylyku flet për herë të parë për ndarjen nga

Mbrëmjen e sotme Olsi Bylyku ka konfirmuar me gojën e tij ndarjen nga Egli Tako. Ai ishte i ftuar në "Më lër të flas" ku theu për herë të parë heshtjen.

Olsi tha se faji nuk ka qenë i asnjërit, por rrethanat kanë qenë të tilla. "Unë me thënë të drejtën i kam parë lajmet e në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta. Me thënë të drejtën jam një njeri që jam shumë përgjegjës dhe mundohem shumë që ti mbaj ato balancat e mira me miqtë e kolegët, mundohet ti jap kohën të gjithëve e partneres. Kjo balancë ndoshta më ka vënë edhe një përgjegjësi mbi shpatulla që të ec me plan se ku dua të shkoj e ku dua të jem dhe unë mënoj se edhe me Eglin ja kemi arrit planin sepse besoj që e kemi këndu historinë tonë një vit më përpara. Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar as të martuar. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Unë kam parë lajme kohët e fundit çfarë s’kam parë. Edhe një deklaratë të shokut tim Lorencit. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë", u shpreh aktori.

Teksa u pyet nëse i mungon apo jo, Olsi Bylyku pas disa sekondave heshtje tha që të dyve i mungon njëri tjetri por asnjërit nuk i duhet prania e tjetrit.

“Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit", shtoi ai.