Paola and Peter Pan publish her first video clip, the song will tear you
Paola e Piter Panit publikon videoklipin e saj të parë, kënga do t'ju përlot

XING
Me siguri të gjithë e mbani mend Paolën, vogëlushen më të komentuar në "Piter Panin" e vitit të kaluar. Së fundmi këngëtari Denis Taraj ka bashkëpunuar me Paolën për një këngë me tematikë shumë prekëse.
Kënga flet për një baba i cili duhet ta rrisë të bijën i vetëm dhe në videoklip Denisi luan rolin e babait ndërsa Paola rolin e vajzës.
Babai i premton të bijës që do qëndrojë i fortë për të dhe nuk do ndahen kurrë nga njëri-tjetri.
Në këtë bashkëpunim Paolën e dëgjojmë të këndojë për herë të parë me zërin e saj të ëmbël.
Videoklipi mban titullin "Ajo mungon" dhe është pritur shumë mirë nga publiku. Ndiqni videoklipin më poshtë./Xing.al