Parents on the ground unconscious of overdose, passers-by escapes the baby
Prindërit në tokë pa ndjenja nga overdoza, kalimtarët shpëtojnë beben

Një çift ka shpëtuar një bebe teksa prindërit e saj kishin kaluar overdozë dhe ishin pa ndjenja. Eric Asher, 43 vjeç thotë se ai pa një burrë dhe një grua pa ndjenja të shtrirë përtokë në një parking në Ohio. Më pas ai vuri re një bebe të djersitur brenda makinës teksa temperatura ishte 31 gradë Celsius.
Asher e shpëtoi fëmijën nga makina e hapur dhe e fejuara e tij i dha ujë teksa shërbimet e urgjencës nxituan në vendngjarje. "Prindërit ishin bërë ngjyrë të purpurtë. Fëmija ishte i mbuluar me djersë. Ne i dhamë foshnjës ujë", tha Asher. Ai tregoi se nëna e vajzës e ka falenderuar dhe i ka treguar se çifti ishin të varur nga heroina.
Fëmija tani është nën kujdesin e një të afërmi. Asher ka postuar fotografitë në Facebook për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e heroinës. "Zoti na solli në vendin e duhur në kohën e duhur", ka shkruar ai. Ndërsa ndjekësit janë shprehur të revoltuar. "Ata duhet të zhvishen nga të drejtat e tyre prindërore deri sa të provojnë se nuk marrin më drogë", shkruante njëri teksa të tjerë vlerësuan dhe falënderuan Asher për veprën e tij të mirë.