20 Qershor 2023, 01:08

Publikohet videoja e plotë në zyrën e Gjicit: I kishte ngritur zërin televizorit

Publikohet videoja e plotë në zyrën e Gjicit: I kishte ngritur zërin televizorit

XING

Publikohet videoja e plotë në zyrën e Gjicit: I kishte ngritur

Disa ditë më parë u bë publike një video intime e ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici me një vajzë në zyrën e tij. Gazetari Artan Hoxha ka bërë publike videon e plotë bisedat mes të dyve.

Kronologjia e ngjarjes fillon nga ora 15:59.

“Kam verifikuar a është zyra e kryetarit të bashkisë, sepse njoh edhe zyrën tjetër që ka zoti Gjici që pret futbollistët dhe të kompanisë… Hartat këtu dhe këto më bindën. Zyra të tilla Rama bën. Këtu fillon regjistrimi”, tha Hoxha.

Ai tregoi se në zyrë ishte lënë i lartë zëri i televizorit, i cili atë moment po jepte lajmin e arrestimit të sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë.

“Në sfond është lënë zëri i lartë i televizorit. Në atë moment po raportohet në News 24 lajmi për arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë nga SPAK-u. Dhe gjithë ajo pjesa është bërë nën efektin e këtij lajmi që lexon një kolegu jonë”, tha Hoxha.

Në orën 16:03 vijon të ketë momente intime. Pas një minute, në orën 16:04, mes të dyve diskutohet për një projekt.  

“Këtu është te pjesa ku po negociojnë për projektin. Nuk është tender. Është projekt. Këtu fillojnë dhe diskutojnë për projektin. Vajza ka kërkuar aplikimin e një projekti që do financohej nga bashkia. Pasi e ka diskutuar me ish-kryetarin e bashkisë, ai e ka miratuar dhe për ta zbatuar procedurën dhe për ta njohur me detaje se nuk e njihte ka thirrur nënkryetarin e bashkisë”, tha Hoxha.

Më pas në orën 16:06 në zyrën e Gjicit ka shkuar nënkryetari i Bashkisë. Pasi shkon në zyrën e nënkryetarit të Bashkisë, vajza bisedon për projektin në orën 16:13 ajo ka dalë nga bashkia, ka hyrë në makinë dhe ka fikur kamerën./tvklan.al