18 Gusht 2018, 01:07

Punching and Dragging: Makes the famous video of the famous athlete beating his girlfriend

Grushta e tërheqje zvarrë: Bën namin video e sportistit të njohur duke rrahur të dashurën

XING

Grushta e tërheqje zvarrë: Bën namin video e sportistit të

Një video e publikuar nga kanali "KRIS TV", tregon lojtarin e bejsbollit nga Venezuela, Danry Vasquez teksa rreh të dashurën e tij duke i gjuajtur me grushta e duke e tërhequr zvarrë nëpër shkallë. 24-vjeçari shihet duke e kapur prej flokësh e duke i gjuajtur në fytyrë teksa vajza nuk bën ndonjë veprim për ta kundërshtuar.

Grushta e tërheqje zvarrë: Bën namin video e sportistit të

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur para ose pas një loje në Whataburger Field në Corpus Christi të Teksasit pasi Vasquez shihet me uniformën e tij të bejsbollit. Dy ditë pas incidentit të filmuar, 24-vjeçari është arrestuar. Prokurori i Rrethit Nueces Mark Gonzalez tha për "KRIS-TV" se Vasquez pranoi një marrëveshje të pranimit të fajësisë që i kërkoi atij të paguante një gjobë.

Grushta e tërheqje zvarrë: Bën namin video e sportistit të

Pavarësisht incidentit të ndodhur siç duket e dashura e Vasquez e ka falur atë. Ajo ka postuar disa foto me lojtarin e bejsbollit. Ndërsa drejtuesit e skuadrës Lancaster Barnstormers e kanë përjashtuar lojtarin nga grupi pasi video u bë publike.