"You're not ashamed to kiss the world's men," Ermali makes a guest for LEK
'S’keni turp që putheni me burrat e botës’, Ermali bën për një lek të ftuarat

XING
Mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” janë të ftuar aktorët e shfaqjës teatrale “Boeing Boeing”, Gentjan Zenelaj, Amos Zaharia, Adriana Tolka, Rudina Dembacaj, Linda Jarani dhe Alesia Xhemalaj. Për ata që ende nuk e kanë parë “Boeing Boeing”, Ermali zbuloi se gjatë shfaqjes, aktorët dhurojnë shumë puthje në buzë duke qenë se komedia flet për një don-zhuan me tre të dashura stjuardese.
“Po s’keni turp që putheni me burrat e botës”, i tha Ermali aktoreve të ftuara.
“Tani na janë bërë si burrat tanë”, u përgjigj Alesia.
“Ndonjëherë më duket vetja e pashpirt kur puth Gentin. Më është bërë kaq rutinë”, u shpreh Adriana.
E vetmja që nuk puthet gjatë shfaqjes është Rudina të cilën aktorët e mbuluan me puthje gjatë emisionit.