3 Prill 2022, 16:14

Rain and snow, but here is when the warm spring temperatures are expected to return

Shi dhe borë, por ja kur pritet të kthehen temperaturat e ngrohta të pranverës

XING

Shi dhe borë, por ja kur pritet të kthehen temperaturat e ngrohta

Përgjatë ditëve të fundit moti i keq ka përfshirë gjithë vendin. Në zonat malore nuk kanë munguar as reshjet e dëborës, ndonëse tashmë jemi zyrtarisht në stinën e Pranverës. Mirëpo, sa do të zgjasë ky mot?

Sinoptikanja Lajda Porja thotë se situata do të jetë e tillë deri të martën, kur pritet që temperaturat të kapin vlerën e mbi 20 gradë Celsius.

Në datën 10 prill do të kemi një rikthim të reshjeve në vend, ndërsa pas datës 15 do të kemi vetëm mot me diell. Ky muaji pritet të jetë i lagësht, por ndryshe nga marsi do të kemi temperatura të larta.

Burimi: Abc News