8 Qershor 2023, 12:08

Rama warns: What happens if foreign troops take the north of Kosovo

Rama paralajmëron: Çfarë ndodh nëse trupat e huaja marrin veriun e Kosovës

XING

Rama paralajmëron: Çfarë ndodh nëse trupat e huaja marrin

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se çështja e Kosovës mund të kthehet në tryezë pas disa vitesh, nëse trupat e huaja do të marrin nën administrim veriun. Në një konferencë për mediat nga Kryeministria, Rama u shpreh se situata në Kosovë, aktualisht është e rëndë.

Sipas Ramës, ajo çfarë i duhet Kosovës, është një Asociacion brenda kornizave kushtetuese të saj.

“Ajo që mund të ndodhë është shumë e rëndë. Nëse trupat e huaja do të marrin veriun e Kosovës, çështja do të kthehet në tryezë, kushedi pas sa vitesh. Ky është një nga ato momentet në historinë politike, që minuti bën vitin, ora bën dekadën dhe dita bën shekullin. Këtë di unë të them. Nuk është punë emrash apo personash. Unë mendoj se një Aosciacion që është brenda kornizës kushtetuese të Kosovës, që është në sinkron me të gjithë pritshmëritë e komunitetit demokratik, që i jep vetëadminsitrim, atyre që e përbëjnë, pa e vënë në pikëpyetje asnjëherë autoritetin e institucioneve të Republkikës së Kosovës, që i jep mundësi të bëjnë atë që duan të bëjnë për arsimin dhe shëndetësinë, dhe që patjetër, gjen miratimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është gjëja që i duhet sot Kosovës”, theksoi ai.

Burimi: Abc News