12 Qershor 2023, 12:05

Rama's message for the death of Berlusconi: Farewell good friend of Albania

Rama mesazh për ndarjen nga jeta të Berlusconit: Lamtumirë mik i mirë i Shqipërisë

XING

Rama mesazh për ndarjen nga jeta të Berlusconit: Lamtumirë mik i

Edi Rama ka shkruar një mesazh ngushëllimi popullit italian për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

“Lamtumirë President dhe mik i mirë i Shqipërisë”, shkruan Rama në gjuhën italiane, ndërsa mesazhin e shoqëron me një emoji zemre në zi.

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në spitalin San Raffaele në Milano. Ai humbi jetën në moshën 86- vjeçare si pasojë e problemeve shëndetësore teksa gjendej në reaminacionin e kardiologjisë në Spitalin San Raffaele në Milano.