15 Qershor 2023, 12:48

Rapper Eminem's daughter marries, painful adoption story

Martohet vajza e reperit Eminem, historia e dhimbshme e birësimit

XING

Martohet vajza e reperit Eminem, historia e dhimbshme e birësimit

Vajza e birësuar e Eminemit festoi ditën e saj të lumtur. Alaina Scott u martua me partnerin e saj Matt Moeller. Dasma u zhvillua në Detroit, Michigan, së bashku me 125 të ftuar nga familja dhe miqtë e tyre më të ngushtë. Motra e Alaina, Hailie Jade, ishte shoqëruese e nuses për këtë rast të gëzueshëm.

Martohet vajza e reperit Eminem, historia e dhimbshme e birësimit

“9 Qershor 2023, thjesht një nga ditët më të mira të jetës sime, në këtë jetë dhe në tjetrën, shpirti im do ta gjejë gjithmonë tëndin″, Alaina shkroi në rrjetet sociale së bashku me fotot e dasmës.

Martohet vajza e reperit Eminem, historia e dhimbshme e birësimit

Alaina ka patur një jetë të vështirë. Nëna e saj, Dawn Scott, luftoi me varësinë nga droga dhe vdiq në vitin 2016 nga një mbidozë e dyshuar heroine. Dawn Scott është motra binjake e Kim Scott, ish-gruas së Eminem.

Martohet vajza e reperit Eminem, historia e dhimbshme e birësimit

Dawn e kritikoi Eminemin vetëm disa muaj para se të vdiste, duke pretenduar se ai kurrë nuk e kishte ndihmuar me problemet e saj.

“Unë kam një kunat dhe një motër milionerë, por ata po refuzojnë të më japin ndonjë ndihmë”, tha ajo për RadarOnline.

Ashtu si nëna e Alainës, edhe Eminem kishte luftën e tij me varësinë. Ai i vlerëson fëmijët e tij që e ndihmuan të qëndrojë në rrugë të drejtë. 

Eminem është baba i tre fëmijëve. Ai adoptoi Alaina dhe Stevie në fillim të viteve 2000, Hailie është vajza e tij e vetme biologjike.

Martohet vajza e reperit Eminem, historia e dhimbshme e birësimit
Vajza biologjike e Eminem, Hailie

Alainën ai e adoptoi në vitet 2000.

"Unë kam kujdestarinë e plotë të mbesës sime", tha Eminem për Rolling Stone në 2004. "Mbesa ime ka qenë pjesë e jetës sime që kur lindi".

Vajza tjetër e birësuar e Eminem është Stevie, e cila lindi në vitin 2002 nga Kim Scott dhe i dashuri i saj, Eric Hartter.

Ndërsa Hartter vdiq në vitin 2019, fituesi i Grammy-t e adoptoi ligjërisht Stevie në 2005.

Martohet vajza e reperit Eminem, historia e dhimbshme e birësimit