4 Prill 2017, 21:13

Remove the recipes from the wardrobe! Scientists explain why.

Largojini reçipetat nga garderoba! Shkencëtarët shpjegojnë pse.

XING

 Largojini reçipetat nga garderoba! Shkencëtarët shpjegojnë

Shkencëtarët po bëjnë të pamundurën për t‘i nxitur femrat që t‘i eleminojnë reçipetat nga garderoba.

Reçipetat, e sidomos kur nuk përdoren të duhurat  mund të shkaktojnë jo vetëm rënie të gjoksit por edhe shumë probleme të tjera shëndetësore. Një palë reçipeta që shtypin gjirin tuaj për ta bërë atë të duket më seksi në fakt janë tmerrësisht të dëmshme. Kjo ju bën jo komode dhe vështirëson rrjedhën e gjakut.

E ndaluar rreptësisht është kur ju shkoni në shtrat për të fjetur. Mos e përsërisni më këtë gabim pasi: reduktohet qarkullimi i gjakut, shkakton hiperpigmentimi, djersitje dhe irritim të lëkurës, bllokim limfatik, nuk mund të pushoni si duhet, rriten shanset për kancer në gji etj. Jean-Denis Rouillon ka kryer një studim 15-vjeçar mbi efektin e reçipetave mbi 330 gra të moshës 18 deri në 35 vjeçe. Ekipi i tij i studiuesve ka gjetur se gratë që nuk veshin reçipeta kanë gjoks më të ngritur me rreth 1 cm.

Kjo veshje në dukje thelbësore për femrat pengon qarkullimin e gjakut dhe tendos indet në këtë zonë të trupit. Nga ana mjekësore, fiziologjike dhe anatomike, gjinjtë nuk përfitojnë asgjë prej reçipetave.

Pas këtij artikulli,  do të mendoheni dy herë nesër para se t’i vishni reçipetat?