14 Gusht 2019, 16:01

Renowned director Gjergj Xhuvani is separated from life

Ndahet nga jeta regjisori i njohur, Gjergj Xhuvani

XING

Ndahet nga jeta regjisori i njohur, Gjergj Xhuvani

Regjisori i njohur Gjergj Xhuvani ka ndërruar jetë sot në një spital në Romë pas një sëmundjeje të rëndë. Gjergj Xhuvani njihej si regjisor, skenarist, producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”. Xhuvani do të mbahet mend si autor i disa filmave të suksesshëm të pas viteve 90’, si “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit”.