Revealed pregnancy, Prince Harry and Meghan emerge openly
Zbulohet shtatzënia, Princ Harry dhe Meghan dalin hapur

Prej disa kohësh në mediat e huaja është përfolur se Princ Harry dhe ish-aktorja e njohur Meghan Markle është në pritje të fëmijës së parë. Ndonëse në rrjetet sociale kanë dal disa foto të dyshimta ku aludohet se Meghan është me barkun e rrumbullakosur, Pallati Mbretëror ende nuk ka reaguar.
Së fundmi një detaj tjetër ka ngritur edhe më shumë dyshimet duke i bërë fansat të besojnë se çifti i sapomartuar shumë shpejt do të mbajnë në krahë fëmijën e tyre. Sipas burimeve Harry dhe Meghan është duke u përgatitur për të hyrë në shtëpinë e re, ndërkohë që është zbuluar se ata do e transformojnë Cottage Adelaid në shtëpinë e tyre ku kanë ndërmend të ndërtojnë dy çerdhe.
"Harry dhe Meghan ndjejnë se Cottage Adelaide është vendi i përsosur për ta për të krijuar një familje së bashku," kanë thënë burimet pranë tyre.