Ronela Hajati said she does not know, Kozeta Kurti drops the pieces: I'm yours
Ronela Hajati tha se nuk e njeh, Kozeta Kurti i kujton të shkuarën

Bëri bujë në media deklarata e Ronelës pak muaj më parë ku shprehej se nuk shkon dot në Eurovizion pasi personat që përzgjedhin këngën fituese në "Festivalin e RTSH-së" dhe mënyra si procedohet e kanë penguar atë. Asokohe reagoi edhe Kozeta Kurti e cila e kritikonte këngëtaren të fliste me edukatë, me etikë e të bënte 1 të miliontën e babit të saj.
E pyetur së fundmi në "Edicionin veror" për deklaratën që Kurti bëri për të, Ronela u përgjigj: "Kush është dhe pse jeton? Njerëzit që marrin frymë nuk i ndjek".
Kozeta Kurti ka reaguar pak më parë me një postim në Instastory ku i kujton Ronelës të shkuarën. "Jam e njëjta që të bëja pyetje nga studioja e ngrohtë e ‘Ora Neës’-it dhe ti më përgjigjeshe nga shkallët e ftohta të ‘Universitetit Politeknik të Tiranës’. T’u kujtova? Ronelës së nxituar…"