12 Gusht 2018, 13:54

Rooting / 7 years ago they saved their lives, Ridvani killed them all

Dëshmia: 7 vite më parë ata i shpëtuan jetën, Ridvani i vrau të gjithë

XING

Dëshmia: 7 vite më parë ata i shpëtuan jetën, Ridvani i

Dy ditë më parë Ridvan Zykaj i mori jetën 8 personave, anëtarë të tre familjeve që banonin pranë njëri-tjetrit në fshatin Resulaj në Vlorë. 24-vjeçari mori automatikun dhe fillimisht hyri në shtëpinë e Demir Zykajt, vëllait të gjyshit të tij dhe ekzekutoi atë dhe bashkëshorten. Më pas Ridvani shkoi në shtëpinë e djalit të Demirit, Besim Zykajt të cilin e ka ekzekutuar në shkallët e banesës. Pas tij vrau Vasilikën bashkëshorten e Besimit dhe dy fëmijët e tyre, të bijën 16 vjeç dhe djalin 8 vjeç. Më pas autori shkoi në banesën e djalit tjetër të Demirit, Azemit i cili në ato momente kishte dalë me bashkëshorten Afërditën pasi ka dëgjuar të shtënat. Ridvani ka derdhur një breshëri plumbash edhe mbi ta duke i lënë të vdekur.

Dëshmia: 7 vite më parë ata i shpëtuan jetën, Ridvani i

Familjarët kanë treguar për "Ora News" se pikërisht Besimi i ka shpëtuar jetën 7 vite më parë Ridvanit. Kur kishte rënë një zjarr afër shtëpisë, Ridvani ndodhej atje duke punuar dhe kishte pësuar djegie. Djali i madh i Azemit e kishte marrë Ridvanin mes flakëve dhe e kishte hedhur në lumë që t'i shuheshin flakët. Ndërsa Besimi e kishte marrë në krahë dhe e kishte çuar në spital duke i shpëtuar jetën.

Dëshmia: 7 vite më parë ata i shpëtuan jetën, Ridvani i

"Ka qenë i sëmurë ky djali. Para 7-8 vitesh u dogj. Ka pasur djegie të 70% të trupit. U kurua 4-5 muaj në Tiranë  dhe erdhi në familje. Kishte ca bagëti dhe i ruante ato", ka thënë një banor i zonës për "Ora News". 

Dëshmia: 7 vite më parë ata i shpëtuan jetën, Ridvani i