Royal Wedding Starts: Here's the amazing dress that Meghan has worn
Filloi dasma mbretërore: Ja fustani mahnitës që ka veshur Meghan

Dasma mbretërore e Meghan Markle dhe e princ Harry-t ka qenë një prej ngjarjeve më të folura të ditëve të fundit. Pas përgatitjeve të shumta për dasmën, të gjithë janë mbledhur ditën e sotme në një prej kështjellave më të mëdha në botë, në Windsdor.
1200 të ftuar kanë mbushur oborrin e kështjellës ku do të zhvillohet ceremonia, për të shoqëruar çiftin në ditën më të bukur të jetës së tyre.
Siç është mësuar nga burime pranë familjes mbretërore, dizenjuesja britanike Clare Waight Keller është stiluesja e fustanit mbretëror të Meghan. Zërat kanë thënë se Meghan ka lëvizur shumë shpesh së fundmi nga Londra në Paris, duke u marrë me provat e fustanit të saj.
Meghan i ka lënë të gjithë pa fjalë teksa zbriti nga makina që e shoqëronte, ndërkohë që turma brohoriste me të madhe duke e pritur. Në fotot më poshtë mund të shikoni fustanin mahnitës që Meghan ka zgjedhur për ceremoninë e martesës së saj.