Sad there is the mother with 2 girls before crashing into Kamza
E trishtë/ Ja ku po shkonte nëna me 2 vajzat para se t'i përplaste makina në Kamëz

XING
Nëna e vajzës 7-vjeçare që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Kamëz, Valbona Ndreu mësoi sot lajmin e kobshëm se e bija nuk jeton më. Ajo ka kërkuar që ta çonin në varrimin e vajzës, por mjekët nuk e kanë lejuar për shkak të gjendjes shëndetësore.
"Report tv" ka mësuar nëpërmjet miqve të 29-vjeçares një detaj mjaft të trishtë. Sipas tyre Valbona ditën e djeshme kishte marrë leje për të vizituar të bijat tek mjeku. Valbona së bashku me dy vajzat e vogla për dore po shkonin tek mjeku përpara se aksidenti t’i merrte njërës prej tyre.
29 vjeçarja bënte një punë të rëndë pasi punonte në një fabrikë këpucësh.