Sara talks about her engagement to Reconciliation, but there is a condition
Sara flet për fejesën me Pajtimin, por ka një kusht

Sarah Berisha dhe Dj PM nisën lidhjen e tyre brenda shtëpisë së "Big Brother" dhe romanca e tyre vazhdon edhe jashtë saj, por fansat janë kurioz të dinë nëse ata po planifikojnë ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.
Sara ka vendosur t'u përgjigjet pyetjeve për marrëdhënien e tyre, por me një kusht të mos flasin për fejesë ose martesë pasi është ende herët.
“Ke ndonjë plan për fejesë me Dj PM?”, pyeti një ndjekës Sarën, e cila u përgjigj:
“Mos ma merrni për keq, por këto pyetjet fejesë/martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dalë nga një format televiziv, 3 muaj kemi që njihemi me njëri-tjetrin. Çdo gjë kërkon kohën e vet”.
Ndërsa pyetjes se “nëse martohesh me Dj Pm, a do performojë ai në dasmën e vet apo do ia japë lekët Dj Dagz?”, ajo iu përgjigj duke qeshur: “Hahahaha do ta diskutojmë edhe këtë pjesë”.