2 Gusht 2018, 00:03

Saranda / The woman goes home and does not go out, the husband denounces her to the police

Sarandë/ Gruaja i hyn në shtëpi dhe nuk del, burri e denoncon në polici

XING

Sarandë/ Gruaja i hyn në shtëpi dhe nuk del, burri e denoncon

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Sarandë ku një grua ka hyrë në shtëpinë e një burri e nuk ka pranuar të dalë prej aty edhe pas insistimeve të këtij të fundit. I detyruar, personi me iniciale G.N 46 vjeç ka kërkuar ndihmën e policisë për të nxjerrë nga shtëpia gruan N.Sh, 58 vjeç, banuese në Sarandë. 

Policia bën të ditur se ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për 58-vjeçaren.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen N. Sh., vjeçe 58, banuese në Sarandë, pasi është futur dhe ka qëndruar pa pëlqimin e tij, në banesën e shtetasit G. N., vjeç 46, banues në Fier.  Neni 112 i Kodit Penal.